Pjese nga "Sherri i Presheves ne der te Stambollit" te Agron Boricit.

Një pasha duke udhëtuar me ushtrinë e vetë gjithnjë pushonte pranë varrezave sepse aty ishte më i qetë se gjetiu, mendonte ai se edhe hijet janë më të mëdha ndër varreza. Prej vendit në vend ai thriste kryepleqtë e vendeve dhe pyeste se kush pushon në ato varre. Dhe kështu njëherë urdhëroi që të vij kryeplaku, sa hap mbyll sytë erdhi kryeplaku…
- Më ftuat pasha?
- Ti je kryeplaku i këtij vendi?
- Po, pasha.
- Pa të keq e kam, por më interson të dij se kush pushon në këto varreza? Mendonte pashai se po pati njerëz të mirë ndër varre, do të ketë edhe në fshat, po nuk pati aty njerëz të mirë, s’ka se si të ketë ndër të gjallët.
- Si urdhëron pasha, tha kryeplaku, vetëm urdhëroni e pyetni se për cilin varr ju interson. Duke shetitur pashai pyeti:
- Kush pushon në këtë varr ?
Plaku pasi mendoi pak I tha:
- “ Rahmet I pastë shpirti pasha efendi, këtu pushon një njeri I mirë që tërë jetën punoi, fitoi dhe ndihmoi”
- Paska qenë njëmend i mirë.
- Po pasha I mirë ka qenë.
- Dua që t’I bëj një dua këtij njeriu të mirë.
Pas pak vazhduan shetinë nëpër varreza dhe pashai pyeti:
- Po këtu kush pushon?
Plaku mendoi me vehte, po ku u ndale këtu! Hë plak s’të kujtohet, a? Jo pasha e di por cka me të thënë…! Thuaj lirisht, ia priti pashai – të thashë se pa të keq e kam.
- Po, pasha, këtu pushon një njerii që tërë jetën e vet ka pirë, ka luajtur bixhoz dhe ka shkuar pas grave.
- Hë-Hë ti për këtë gjë ngurroje të më tregoje.
- Po pasha.
- Po edhe ky për jetën e vet sa paska jetuar paska bërë dic, edhe këtij t’I bëj një dua. Pasi që kreu duanë vazhduan shëtinë nëpër varreza.
- Po këtu?
- Eh pasha! Si të them ?
- Po thuaj lirishtë he burrë.
- Si të them, këtu pushon një njeri ashtu sic thonë njeri koti që nuk I vinte as erë molle e as erë ftoi.
- Ashtu a?
- Po pasha ashtu.
- Largohuni pak. Ju tha pasha, këta shikonin se cka bënë pashaie plaku me habi e pyeti!
- Cka bënë ashtu lum pasha ?
- Po e pshurri.
- Pse ?!
- Po njeriut për jetën e vet duhet t’i vij një erë, e mos i ardht as erë mollë e as erë ftoi le të vijë erë shurre !

Kur mu kujtua kjo anekdotë sikur më largoi nga vendi i ngjarjes dhe për një moment mu kujtuan disa njerëz që për momente thonë “ S’di vallahi unë kurrgjë, unë nuk merrem me politikë unë jam demokrat “